Wednesday, October 21, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAlarm për shtrenjtimin e ushqimeve në vitin 2027, rrezikohet edhe Maqedonia

Alarm për shtrenjtimin e ushqimeve në vitin 2027, rrezikohet edhe Maqedonia

Banka Qendrore Evropiane paralajmëron se çmimet e ushqimeve në Evropë mund të rriten sërish gjatë vitit 2027, për shkak të shtrenjtimit të energjisë, thatësirave dhe kushteve ekstreme të motit.

Sipas parashikimeve, inflacioni i ushqimeve në eurozonë mund të arrijë në 3,4% në tremujorin e tretë të vitit të ardhshëm. Rritja e kostove të transportit, prodhimit dhe plehrave artificiale mund të ndikojë te çmimet e bukës, produkteve të qumështit dhe mishit.
Pasojat mund të ndihen edhe në Maqedoninë e Veriut, e cila varet nga lëvizjet e çmimeve ndërkombëtare të energjisë dhe produkteve bujqësore.
Edhe pse inflacioni është ngadalësuar, ushqimet në eurozonë në shtator të vitit 2026 ishin rreth 30% më të shtrenjta krahasuar me fundin e vitit 2021.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!