Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPas 107 vjetësh thirret ezani nga Xhamia e Ali Pashës në zemër...

Pas 107 vjetësh thirret ezani nga Xhamia e Ali Pashës në zemër të Ohrit (VIDEO)

Ezani i parë pas 107 vitesh është thirrur sot nga Xhamia e Ali Pashës në Ohër e restauruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve të Turqisë, raporton AA.

Minarja e kësaj xhamie ishte rrënuar gjatë bombardimeve në luftërat e Ballkanit, ndërsa pas punimeve të restaurimit është hapur me anë të një ceremonie.

Në ceremoni morën pjesë zëvendësministri i Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Ahmet Misbah Demircan, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, Sulejman Rexhepi, zëvendëskryetari i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (Dijanet), Burhan İşliyen, ambasadorja e Turqisë, Tülin Erkal Kara, kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve të Turqisë, Dr. Adnan Ertem, zëvendëskryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Zeqir Ramçilloviç, myftiu i Ohrit, Samet Hajdari, bashkë me myftitë e të gjitha myftinive të Maqedonisë së Veriut, përfaqësues të institucioneve turke në Maqedoninë e Veriut, përfaqësues të partive politike në vend, si dhe të ftuar të tjerë.

Zëvendësministri i Kulturës dhe Turizmit i Turqisë, Ahmet Misbah Demircan, fjalimin e tij në ceremoni e filloi duke përcjellë përshëndetjet e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe popullit turk.

Duke shprehur keqardhjen ndaj tërmetit të ndodhur në Shqipëri, Demircan uroi që mëshira e Allahut të jetë mbi viktimat.

Ai tha se Turqia me institucionet e saj, si Agjencia Turke për Bashkëpunimit dhe Zhvillim (TIKA) dhe Autoriteti për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD), gjendet në rajon për të shëruar plagët dhe theksoi se vendi i tij gjithmonë do të jetë pranë popullit shqiptar.

Ai tha se janë mbledhur për një punë të mirë.

“Jam shumë i lumtur për arsye se bashkë me ju jam pjesë e një mirësie të papërshkrueshme si ringjallja e shtëpisë së Allahut”, u shpreh Demircan.

Demircan theksoi se të gjithë ata që kanë punuar në restaurim, qoftë në aspektin material e qoftë shpirtëror, janë pjesë i këtij riparimi.

“Turqia dhe Maqedonia e Veriut jemi shtete të ndryshme. Por, as shpirti ynë e as faltorja jonë nuk ka shtet. Shpirti ynë është një, faltorja jonë është një. Për ne muslimanët, madje edhe dallimet tona janë për unitet. Ne kështu besojmë. Xhamia e Ali Pashës në Ohër është shenjë që dallimet i kemi shkrirë në një enë të unitetit. Deri më tani ka ardhur ashtu, edhe deri në përjetësi do të shkojë ashtu. Të njëjtin fat ua uroj edhe të gjithë monumenteve që janë amanet prej të kaluarës së përbashkët”, theksoi zëvendësministri turk.

“Jemi duke përjetuar lumturinë nga prania e të gjitha komuniteteve muslimane këtu”.

Ndërkohë kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve të Turqisë, Dr. Adnan Ertem, tha se me udhëzimin e presidentit Erdoğan vazhdojnë punimet për ringritjen në këmbë të monumenteve osmane në gjeografinë e Ballkanit.

Ai njoftoi se institucioni që drejton ai, më parë ka restauruar edhe Xhaminë Hajdar Kadi në Manastir.

Ertem, më tej, deklaroi se punimet e restaurimit në xhaminë Hoxha Mahmut në Manastir vazhdojnë, duke shtuar se projektet për restaurimin e xhamive osmane, monumenteve të vakëfit, Isa Beu dhe Jahja Pashës në Shkup janë hartuar.

Ai theksoi se çdo procesi i restaurimit posedon vështirësi, duke falënderuar qytetarët e Ohrit, Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut dhe Ambasadën e Turqisë në Shkup.

“Jemi duke përjetuar lumturinë nga prania e të gjitha komuniteteve muslimane këtu”, tha Ertem.

Qytetarët treguan interes të madh në hapjen e xhamisë. Xhamia u hap me lutje, ndërsa pas ezanit të thirrur pas 107 vitesh, u fal namazi i ikindisë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!