Sizmiologu Rexhep Koçi: Tërmeti prej 6.3 ballësh ka zgjatur 30 sekonda

0
11

Sizmiologu Rexhep Koçi thotë se tërmeti me magnitudë 6.4 ka zgjatur 30 sekonda dhe konsiderohet më i forti që prej vitit 1979.

Në një lidhje për Ora News, ai i bëri apel qytetarëve që të mos qëndrojnë në banesat e dëmtuara.

Rexhep Koçi: Ngjarja kryesore është regjistruar 3:56 minuta. E lokalizuar në veri të qytetit të Durrësit dhe 6 km nga fshati Hamallaj. Është vlerësuar me magnitudë 6.3 dhe me intensitet 8-9 ballë. Tërmeti ka zgjatur rreth 30 sekonda.

Çdo ngjarje sizmike shoqërohet me paragoditje dhe pas goditje.

Janë regjistruar mbi 100 tërmete.

Ky tërmet klasifikohet i fortë, por jo sa ai i 15 prillit 1979.

Më tepër kujdes duhet të tregojnë ata qytetarë, banesat e të cilëve janë të dëmtuara. Ata duhet të qëndrojnë larg këtyre banesave.

/Ora News.tv/