Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, është shprehur i bindur se do të fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Ai ka thënë se vendimi i takon qytetarëve, mirëpo ka shtuar se nuk sheh alternativë tjetër.
“E them këtë nga përshtypja se çfarë kemi arritur gjatë këtyre dy vit e gjysmë, cila është alternativa, përkatësisht çfarë ofrojnë kundërshtarët politik. Besoj se me program që do të vazhdojë si vazhdimësi e gjithë kësaj që kemi bërë, qytetarët do të përcaktohen në mënyrë të qartë për fitore tonën në zgjedhjet e ardhshme të 12 prillit”, tha Zaev.
Ndaj akuzave të opozitës maqedonase se ai është koka në rastin ‘Zhvatja’ dhe në pyetjen nëse është e mundur e gjithë kjo të ndodhë pa dijeninë e tij, Zaev tha nuk e ka ditur dhe se ka përfunduar koha kur kryeministri sikur Gruevski kishte kontroll ndaj të gjithë proceseve në vend dhe se ai vet e ka paraqitur rastin. Zaev tha se nuk është nën hetime.