32 vjeçari shqiptar rreh mjekun, arrestohet nga policia

0
18


Policia e Elbasanit ka arrestuar një 32-vjeçar pasi në gjendje të dehur ka goditur një mjek.

Shtetasi A. K., banues në Peqin ka shkuar në spitalin e Peqinit dhe nën efektin e alkoolit ka goditur për shkak të detyrës mjekun Y. T.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Peqin kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë kapjen dhe arrestimin e autorit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.