Shqipëria vijon të mbetet një zonë e nxehtë për sa i përket tërmeteve.
Mëngjesin e djeshëm një tërmet 3.7 ballë goditi vendin, ndërsa epiqendra ishte në Derje, 15 kilometër larg Tiranës.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave lëkundjet ka pasur deri në orët e vona të mbrëmjes, ndërsa i fundit është regjistruar rreth orës 23:16, me goditje 2.6 ballë dhe epiqendra Manzë, Durrës.
Kujtojmë që pak kohë më parë disa tërmete të fortë goditën Shqipërinë duke sjellë panik tek njerëzit, por edhe dëme në banesa, shkruajnë mediet shqiptare.
Nga tërmeti i ditës së djeshme nuk u raportua për dëme material.