Shpesh disa veshje na tkurren, pas i lajmë me temperaturën jo të duhur.
Por për t’i kthyer ato në gjendje fillestare, në mënyrë që të mos i hedhim, ne po ju tregojmë një truk që ka rezultuar efikas në shumicën e rasteve.
Për ta kthyer veshjen tuaj në gjendjen fillestare juve ju duhen vetëm disa sende që të gjithë i kemi në shtëpi.
Një peshqir, një shampo flokësh dhe kapëse rrobash.
Pasi t’i keni të gjithë këto, mbushni lavamanin tuaj me ujë të ftohtë dhe shtoni një pikë shampo flokësh.
-Vendosni rrobën tuaj të tkurrur në lavamanin me ujë të ftohtë dhe lëreni aty për 10 deri në 15 minuta.
-Më pas hiqeni ujin nga lavamani.
-Shtrydheni rrobën tuaj dhe sigurohuni që të keni larguar sa më shumë ujë prej saj.
-Vendoseni rrobën në majë të një peshqiri dhe sigurohuni që të dy të jenë në rrafsh me njeri-tjetritn.
Në këtë mënyrë, peshqiri do të thithë të gjithë ujin e mbetur në rrobë.
-Në përfundim vareni rrobën në stendine dhe prisni derisa të thahet.
Pasi të shihni rezultatin do të jeni shumë të kënaqur.