Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZoran Zaev përsëri kërkon falje për gabimet e veta

Zoran Zaev përsëri kërkon falje për gabimet e veta


Nëse dikë e kam lënduar i kërkoj falje. Doja të isha i menjëhershëm. Doja të dërgoja një mesazh se nuk do të ishte e lehtë të dorëzohej pushteti dhe pas 11 vitesh shkatërrim, përsëri të kthehen dhe të shkatërrojnë shtetin. Këtë e tha sot Kryeministri Zoran Zaev në pyetjen gazetareske, se pse kishte bërë një gjest të papërshtatshëm me dorë në një tribunë në Prilep kur fliste për dorëzimin e pushtetit tek opozita, përcjell TS.

“Na falni, kemi marrë vendime të guximshme, por nuk është e lehtë edhe për ne. Do të luftojmë deri në fund. Detyra jonë është të sigurojmë të ardhmen. Por unë jam një person i thjeshtë dhe shprehem me fjalë dhe gjeste të thjeshta. Unë nuk kam dashur të ofendoj, dhe nëse dikush është i ofenduar, kërkoj falje, por kam dashur të them se do të ketë një luftë për shtetin, tha Zaev.

Kreu i LSDM-së dhe Kryeministri Zoran Zaev në tribunë me gjestin e tij ka treguar se kundërshtari i tij politik lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nuk do të vjen në pushtet.

Zaev e ka porositur liderin e VMRO-ДПМНЕ se mos gënjehet nëse mendon se do të vijë në pushtet pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare vitin e ardhshëm./TS

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!