Përparim Istrefi
Çështë kjo heshtje o Qyteti im?!
Të ikën djemtë në mërgim,
Në Evrop e në Amerik
Pleq e të ri të gjith kan hik.
Porsi rrjedha e Drinit të vjetër
ikin djemtë në një vatan tjetër.
Një ëndërr plagën çma trazoi
edhe mua atje më çoi,
ah moj ëndërr çmë përmallove
ato rrugë mi kujtove,
Atje largë në mërgim
kisha harruar atdheun tim,
herë i ngrënë herë i uritur
më shkoj jeta duke pritur.
O Rini e vendit tim
Mos e leni vendin jetim
Kenga per ju nuk do të ndalet
Per ju mall kanë edhe malet.