Kryeministri Zoran Zaev komunikoi edhe me kryeministrat e Gjermanisë, Suedisë, Bullgarisë, Sllovenisë, Maltës dhe liderë të tjerë evropianë, përfshirë edhe me eurokomisarin Johanes Han.
Nga të gjithë liderët evropianë arritën porosi të qarta me mbështetje që shteti të vazhdojë në rrugën në të cilën është nisur, të vazhdojë me reformat dhe integrimet, informojnë për MIA nga Qeveria.
Siç thonë, të gjithë i njohën hapat të cilat i ndërmori Maqedonia e Veriut dhe se vendi dhe qytetarët janë plotësisht të përgatitur, por se disa vende të BE-së nuk janë të përgatitura.
Nga Qeveria sqarojnë se vijojnë konsultimet në nivele të ndryshme, në lidhje me hapat e ardhshëm të cilat do të ndërmerren pas takimit të liderëve të BE-së në Bruksel. Vendimet sillen vetëm sipas interesave më të larta të shtetit dhe të qytetarëve. Sapo të ketë vendime të njëjtat menjëherë do të thuhen para opinionit”, thonë nga Qeveria.