Aksident i tmerrshëm, lëndohen tre persona (FOTO)

0
14

Në autostradën Tetovë-Shkup, para pak çastesh ka ndodhur një aksident i rënd trafiku.

Alsat jozyrtarisht mëson se tre persona kanë pësuar lëndime trupore, me çka informatat e para flasin që shoferi është lënduar më lehtë, ndërsa dy femra që kanë qenë bashkudhëtare në makinën e aksidentuar janë transferuar për në klinikën e Shkupit, me lëndime më të rënda./Alsat