Arrestohet 44 vjeçari në aeroportin e Ohrit

0
16

Dje më 5 Shtator 2019, në orën 9:30 në Aeroportin e Ohrit u arrestua 44-vjeçari T.S nga Turqia, njofton Struga Ekspres.

Raportohet se ai u përpoq të dilte nga Maqedonia me një pasaportë turke, e cila u zbulua se ishte e falsifikuar.

Prokurori publik u informua për ngjarjen, njofton Ministria e Brendshme.

(Struga Ekspres)