Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniVrava babanë por nuk u pendova

Vrava babanë por nuk u pendova

Arjan Shahaj, i cili 3 ditë më parë vrau babanë e tij me sëpatë, është lënë në burg nga Gjykata e Fierit në Shqipëri.

Shahaj doli sot (5 shtator) para gjykatësve dhe u shpreh se nuk është penduar për vrasjen pasi babai i tij, Iljaz Shahaj e ka ngacmuar seksualisht që kur ishte i vogël.

Ndërsa rrëfeu se goditi babanë me bishtin e sëpatës pasi ai e qëlloi me pëllëmbë, duke deklaruar se e mori vesh që kishte vdekur në komisariat.

“Nuk jam penduar sepse e ka merituar. Më ka dhunuar seksualisht që kur isha i vogël. Ditën e ngjarjes më detyroi të hipi në një lis që ishte me grerëza. Nuk pranova, ai me qëlloi me pëllëmbe dhe unë e qëllova me bishtin e sëpatës. Ika me vrap se kisha frike se mos ngrihej dhe me qëllonte. E mora vesh që kishte vdekur në komisariat”-tha Arjan Shahaj.

Avokatja e Shahaj kërkoi që 35-vjeçari të bëjë ekspertizën mjekësore dhe shtrimin e tij të detyrueshëm në spitalin psikiatrik.

Gjykata do të japë vendimin pas përgjigjes së ekspertizës.

35-vjeçari raportohet se vuan nga probleme mendore. Ai ka tentuar të vrasë edhe nënën e tij në vitin 2013 dhe një kushëri para disa muajsh.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!