Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniASH-ja pyet MPB-në: Kush është inspektori që shet drogë?

ASH-ja pyet MPB-në: Kush është inspektori që shet drogë?

“Aleanca për Shqiptarët (ASH) shprehë shqetësimin e sajë për mungesën e informacionit nga ana e MPB-së lidhur me rastin e veturës së inspektorit me të cilën transportoheshin lëndë narkotike.
Edhe pas më shumë se një javë organet kompetente nuk japin sqarime se cilat masa ligjore janë ndërmarrë nga ana e kontrollit të brendshëm pranë MPB-së lidhur me rastin e lartpërmendur.
Kush është inspektori vetura e të cilët është përdorur për transport dhe shitjen e lëndëve narkotike dhe cilat masa janë ndërmarrë ndaj tij si pjesëtar i MPB-së?”, thuhet në komunikatën për shtyp të ASH-së.

“Aleanca për Shqiptarët në vazhdimësi ka dënuar rastet e këtilla dhe ka kërkuar përgjegjësi nga organet e rendit dhe prokuroria por opinioni ende nuk ka marrë asnjë sqarim zyrtarë. Dilemat dhe dyshimet tona janë të bazuara në faktin se mungesa e transparencës për rastin në fjalë kanë të bëjnë me presionin politikë nga ana e BDI-së gjithnjë duke u bazuar në informacione jo-zyrtare të plasuara në media se vetura me të cilën është transportuar dhe shitur lëndë narkotike është pronë e një funksionari partiak të BDI-së nga Gostivari. Kërkojmë nga MPB-ja që të japin përgjigje se cilat masa janë ndërmarrë ndaj pjesëtarit të tyre dhe në cilën fazë të procedimi gjendet lënda përkatëse?”, thuhet në njoftimin e ASH-së.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!