Kryeministri, Zoran Zaev ka përjashtuar çdo mundësi të jetë përfshirë në rastin “Reketi” duke theksuar se me Bojan Jovanovskin, asnjëherë nuk ka biseduar për atë që është dëgjuar në video-incizimin e publikuar nga gazetari Italian. Zaev tha se thënë se institucionet dhe vendi do të del fitues nga ky rast ka dëshmuar se ekzekutivi ka krijuar mundësinë që organet e drejtësisë të punojnë në mënyrë të pavarur.
‘Çdokush që shkel ligjin do të përgjigjet para organeve të drejtësisë. Në mbledhjen e Këshillit kemi riafirmuar të gjitha vendimet, deklaratat për luftë të pa kompromis kundër krimit dhe jam krenar që si pushtet ekzekutiv kemi mundësuar që sistem I drejtësisë të jetë I pavarur. Maqedonia e Veriut po ndryshon dhe askush më nuk po bënë presim mbi gjykatësit dhe prokurorët. Jam I bindur se do të dalim fitues.”, ka deklaruar Zaev pas mbledhjes së Këshillit Qendror të LSDM-së.
Kryeministri ka thënë se pas arrestimit të Katica Janevës si e dyshuar në rastin “Reket”, Këshilli i Prokurorëve duhet të zgjedh një ushtruese të detyrës së Prokurores Speciale, që të mund të organ të vazhdoj me punën lidhur me lëndët gjyqësore.
Zaev theksoi edhe nevojën për miratimin sa më shpejt të ligjit për Prokurorinë Publike.