Kryeministri Zoran Zaev pas mbledhjes së sotme të Këshilli Qendror të LSDM-së ka njoftuar se që nga dita e nesërme do të paraqesë propozim deri në Kuvend me ndryshimet e reja në ekzekutiv. Zaev njoftoi se si ministre të re të Financave do të propozon Nina Angellovskën, ndërsa si zv/ministër i Arsimit do të propozohet Elizabeta Naumovska. Zv/ministri aktual i Ekonomisë Kire Naumov do të drejtoj Bankën për Zvillim ndërsa Kire Kolemishevski do të jetë zv/ministri i ri i Ekonomisë. Kreu i ekzekutivit, Zaev mes tjerash informoi se Nexhat Mehmedoviç do të jetë zv/ministër për Sistem Politik.
Këshilli Qendror i LSDM-së sonte gjithashtu zgjodhi edhe nënkryetarët e partivsë. Petre Shilegov dhe Frosina Remenski do të largohen nga kjo pozitë . Kosta Petrov dhe Milla Carovska do të jenë nënkryetarë të rinj ndërsa Oliver Spasovski, Damjan Mançevski dhe Muhamed Zeqirido do të vazhdojnë të jenë nënkryetarë të LSDM-së.