Prokuroria Themelore Publike ka deklaruar se me urdhër të tyre është duke u arrestuar Prokurorja Speciale Katica Janeva.
Janeva është e dyshuar për keqpërdorim të detyrës dhe pozitës zyrtare.
Emri i saj u përfshi në rastin “Zhvatja”, ku të dyshuar janë Boki 13 dhe Zoran Kiçeec, të cilët tash më gjenden në paraburgim.