Dr.Ferat Polisi
“Ruaje gjuhen tende, kujdesu per shtepine (vendlindjen) tende dhe qaj per mekatet e tua.” – Muhammedi a.s
Se shpejti vjen edhe publikimi i librit te dyte mbi historikun e fshatit “Dobovjan.” Ky liber do te trajtoje ne pergjithesi historin ne vijim:
“Historia e zhvillimit madje edhe e formimit të Dobovjanit, si vendbanim i lashtë ilir vështirësohet edhe për shkak të mungesës së dokumenteve relevante, qofshin ato të burimeve të autorëve antikë, bizantinë, turke, sllave, dhe shqiptare. Kam bindjen se në pika globale formimi i tij si fshat ndër më të vjetrat në këtë nënqiell, mund të ndahet në katër periudha:
1. Deri në shek. e V të erës sonë;
2. Prej shekullit të V deri në shek. XIV (periudha mejsjetare, bizantine dhe Serbisë mesjetare të car Dushanit).
3. Periudha prej fundit të shek. XIV deri në vitin 1912 e njohur si periudha e sundimit Osman;
4. Dobovjani gjatë shekullit XX dhe në fillim të shek XXI
Për dy periudhat e para do të shtojmë se Dobovjani është lokalitet i vjetër i banuar që nga antikiteti nga banorët e parë ilirë dhe nga mesjeta e hershme, nga paasrdhësit e tyre arbërit ose shqiptarët krishterë. Sot është shumë vështirë të mbledhish fakte dhe të dhëna mbi Dobovjanin e lashtë dhe banorët e tij të parë, para periudhës osmane, gjegjësisht para fundit të shek. XIV.”