Në fshatin Frëngovë për vitin e ri shkollor 2019/2020, do të ulen për herë të parë vetëm 10 nxënës, shifër kjo shumë herë më pak nga vitet e kaluara, mëson Struga Ekspres.
Poashtu edhe në Ladorisht, numri i nxënësve për në klasë të parë është 21, duke llogaritur se ky është një nga fshatrat më të mëdha në Strugë.
Shumi dhe Zagraçani, të dy fshatrat së bashku kanë vetëm 5 nxënës që do të ulen për herë të parë në bankat shkollore, ndërsa Teferiçi ka 4 nxënës.
Pra, pesë fshatra, Ladorisht, Frëngovë, Zagraçan,Shum dhe Teferiç,numërojnë vetëm 40 nxënës që do të ulen për në klasë të parë.(Struga Ekspres)