Një atentat i zhvilluar ndaj dy shqiptarëve në Gjermani i ka marrë jetën një të riu dhe është plagosur kushuriri i tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Volfsburg të Gjermanisë, ku si pasojë ka humbur jetën shqiptari me iniciale K.P.
Sipas mediave gjermane shqiptarët në fillim mbetën fillimisht të plagosur nga disa të shtëna me armë zjarri, por njëri prej tyre humbi jetën më vonë si pasojë e plagëve të marra.
Nga hetimet e deritanishme, mediat gjermane raportojnë se janë dëgjuar të shtëna nga një makinë. Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.