Reagon Lëvizja Besa Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka reaguar pas lajmit se Maqedonia e Veriut nuk do të marrë datë në qershor. Lideri i kësaj partie ka kërkuar që Zoran Zaev ta mbaj fjalën dhe menjëherë të shpallë zgjedhje të parakohshme. “Pasi që sot nuk u arrit të plotësohet premtimi për fillimin e negociatave brenda këtij muaji si dhe nuk është dhënë asnjë garancë për datë për hapje të negociatave edhe brenda këtij viti ne inkurajojmë kryeministrin e vendit që të mbajë premtimin e dhënë dhe menjëherë të shpallë të parakohshme parlamentare pas të cilave me siguri do të vij një elitë politike e cila do të sigurojë ardhmërinë evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të saj”, deklaroi Kasami. Kancelarja Angela Merkel ka informuar sot në takim me kryeministrin Zoran Zaev se Bundestagu do të sjellë vendim në shtator për miratim të hapjes së negociatave për aderim të Maqedonisë së Veriut në BE, në përputhje me procedurat e RF të Gjermanisë për çështjen e zgjerimit të Unionit. Nga ana e tij, Zaev ka thënë se RMV-ja ka besim të plotë tek Merkel dhe se e mbështet politikën e saj për zgjerimin e BE-së, siç mbështet edhe politikat e kancelares ndaj Ballkanit Perëndimor/21Media