Monday, May 12, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniPunësohet si polic me diplomë false

Punësohet si polic me diplomë false


Policia e Kumanovës ka ngritur padi penale kundër 47 vjeçarit L.I. nga fshati Llojan, polic në vendkalimin kufitar në Tabanoc, transmeton Alsat-M.tv.

Siç informon Ministria e Brendshme, padia është ngritur për dyshim për kryerjen e veprës penale “falsifikim të dokumentit”.

47-vjeçari dyshohet të ketë falsifikuar një diplomë nga shkolla e mesme “25 Maji” në Preshevë, më pas në fillim të vitit 2003 të njëjtën diplomë e ka dorëzuar deri tek Ministria e Mbrojtjes gjatë nënshkrimit të kontratës për punësim si ushtar profesionist. Gjatë vitit 2005 i dyshuari të njëjtën diplomë e ka përdorur gjatë transferimit të tij në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku është punësuar si polic.

Më 7 korrik të vitit 2005, Prokuroria Publike në Kumanovë ka ngritur aktakuzë kundër të dyshuarit për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “falsifikim”, dhe në lidhje me përdorimin e diplomës së rreme gjatë punësimit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments