Ish-presidenti amerikan Bill Clinton ka ngritur të gjithë në këmbët kur mori fjalën. Ai tha se Kosova është krenaria e tij dhe se e do shumë këtë vend.
Në fjalën e tij Clinton veç tjerash tha se ‘është i lumtur që bashkë me Albright, Clarkun dhe të tjerët e ndalën spastrimin etnik në Kosovë’.
“Një rrëfim i shkurtër për të kaluarën. I falënderoj qytetetarët e Kosovës për këtë mikrpitje dhe mirësjelljen që ma bëtë mua dhe familjes. Më pëlqen shumë dhe e dua këtë vend dhe gjithëherë dua të jetë nderi më i madh në jetën time që kam qëndruar me juve kundër spastrimit etnik dhe për liri. Shumë mirënjohës që kemi qenë pjesë e asaj beteje, bashkë me Albright dhe gjeneralin Clark. E kam një poster të vogël në zyrën time në Nju Jork dhe të gjithë jemi në atë fotografi dhe cdo ditë që e shoh atë fotografi, ia kujtoj vetes se çka ka qenë qëllimi kryesor i politikës dhe cili ka qenë justitifkimi i përdorimit të forcës. Më kujtohet edhe fytyrat e qytetarëve kur ishim në Ferizaj. Atë ditë thash, 79 ditë të bombardimeve të NATO’s e kanë fituar këtë luftë. Unë nuk kam dashur që shekulli 20 të përfundojë me gabime, me gjakderdhje”, tha vec tjerash fjalimin e plotë të të cilin mund ta ndiqni në këtë lidhje të drejtpërdrejtë.