Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiDorëhiqet Bledar Ziba, kreu i Forumit të BDI-së Strugë, ja arsyeja e...

Dorëhiqet Bledar Ziba, kreu i Forumit të BDI-së Strugë, ja arsyeja e dorëheqjes!


Të Nderuar anëtarë të Forumit Rinor të BDI-së Dega Strugë!
Të Nderuar simpatizantë dhe drejtues të kësaj force politike!
Sot vihem përball një akti të lartë moral dhe profesional. Prej vitesh kam drejtuar një nga Forumet më të rëndësishëm të BDI-së Strugë, një forum që përçonte çdo moment një energji të madhe për këtë subjekt politik.

Së bashku kemi qenë dëshmitar të fitoreve të herë pas hershme që ka korrur BDI Strugë, që nuk do ishin të mundura pa përkushtimin e të rinjëve të cilët janë faktorë tashmë në vendimmarrje. Pa dyshim që kryesimi i këtij forumi ka ndikuar tepër mirë në karrierën time politike. Si një familje e madhe dhe e bashkuar ky forum, sot është një model për bërjen e politikës.

Sot përkulem solemisht, para çdo anëtari të këtij forumi që ka kontribuar, që sot të jemi këtu. Prandaj në mbështetje të politikave të brendshme të liderit Ali Ahmeti dhe reformave të brendshme të këtij subjekti, jap dorëheqjen e plotë dhe të pa revokueshme nga pozicioni i Kreut të këtij forumi dhe nuk do të jem më pjesë e garës për këtë pozicion. Mendoj se sot është koha që të rinj të tjerë, të cilët e dëshmojnë vetën çdo ditë e më shumë, si lidera të ardhshëm, të marrin drejtimin e këtij forumi. Edhe pse do largohem nga pozicioni i titullarit, unë do të përkrah gjithmonë të rinjtë e BDI-së që të korrin fitore të vazhdueshme.

Dua të falenderoj për bashkëpunimin e gjithë këtyre viteve në krye të këtij forumi, çdo të ri i cili ka dhënë kontributet e tija në këtë forum!

Gjithashtu dhe Kreun e Degës së BDI-së Strugë Z.Ramiz Merko, për mbështetjet e vazhdueshme që më ka dhënë mua personalisht dhe këtij forumi. Një falenderim shkon dhe për liderin tonë, Z.Ahmeti I cili ka treguar në çdo rast se e mbështet rininë.
Faleminderit!

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!