Wednesday, June 18, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiReagon komuna e Strugës për problemin me qentë endacak që rrezikojnë qytetarët

Reagon komuna e Strugës për problemin me qentë endacak që rrezikojnë qytetarët

Njoftim

Pas reagimeve me vend të qytetarëve në lidhje me qent endacak Komuna e Strugës njofton të gjithë qytetarët e shqetësuar se Komuna ka marrë të gjitha masat për parandalimin dhe tejkalimin e kësaj situate.

Është e pamundur të sistemohen mbi 50 qen për çdo muaj. Andaj ne kemi marrë masat e duhura dhe kemi monitoruar vazhdimisht situatën në teren dhe po ju informojmë se kemi arritur të fotografojmë makina me regjistrim nga qytete të tjera që bëjnë shkarkimin e qenve endacak në Strugë. Rastet e tilla ne i kemi paraqitur edhe në SP – Strugë.

Apelojmë deri tek gjithë qytetarët nëse shohin makina të tilla që shkarkojnë qen ti fotografojnë dhe menjëherë ti denoncojnë pranë organeve kompetente.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments