Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiLajmi i fundit: Huliganët shkatërrojnë të gjitha llambat te varrezat e qytetit...

Lajmi i fundit: Huliganët shkatërrojnë të gjitha llambat te varrezat e qytetit të Strugës,reagojnë ashpër nga myftinia (FOTO)

Dje në mbrëmje te varrezat e qytetit të Strugës janë shkatërruar rreth 15 llamba nga persona të panjohur duke treguar huliganizmin e egër,shkruan Struga Ekspres.

Ja reagimi i myftinisë së Strugës:

Reagim nga Myftinia e BFI-së në RMV- Strugë.

Më datë 09.06.2019 në orët e vona të natës rreth orës 22-23°°, një grup huliganësh demolojnë mbi 15 llambat ndriçuese tek varrezat muslimane të qytetit të Strugës. Nuk është hera e parë që huliganët e këtij lloji dëmtojnë varrezat muslimane të Strugës. Myftinia e Strugës dënon ashpër këtë akt të shëmtuar të këtyre uliganëve që herë pas here përsëritin këto veprime të ulëta, të shëmtuara dhe dashakeqe. Kërkojmë nga organet e rendit të marrin masat e duhura dhe sa më shpejtë të zbardhet ky rast tanimë i shumëpërsëritur, i cili prek thellë ndjenjat e muslimanëve të këtij nënqielli dhe dëmton Myftinin e Strugës ekonomikisht duke riparuar saherë që këta keqbërës dëmtojnë varrezat- vakëfin e muslimanëve të Strugës. Apelojmë në të njëjtën kohë tek besimtarët muslimanë të Strugës të ruajnë gjakftohtësinë, sepse Myftinia e Strugës në bashkëpunim me organet e rendit do të bëjnë përpjekje për zbardhjen e rastit sa më shpejtë.

(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!