Bojku Pranë Largimit Nga Shkëndija, Vërshojnë Ofertat Për Struganin!
Aventura e Besmir Bojkut me kuqezinjtë tetovar duket se i ka ardhur fundi. Pas një periudhe të suksesshme kur fitoi dy tituj Kampion, dy trofe të Kupës dhe tre pjesëmarrje rresht në plej of të Liga Evropës, strugani duket i gatshëm për të ndërruar ambient edhe pse ka kontratë edhe 1 vit me Shkëndijën. Në kërkim të qenurit protagonist dhe minutazhit më të lartë, mendohet se Bojku është i gatshëm të largohet nga Shkëndija dhe kjo situatë ndiqet me kujdes nga skuadra të ndryshme.
Qyteti i tij i lindjes, Struga, për herë të parë do të kenë një skuadër shqiptare në elitë dhe drejtuesit e Trim Lumit janë të gatshëm për të siguruar shërbimet e ish-reprezentuesit të shpresave të Maqedonisë, mirëpo apetitet e struganëve e vështirësojnë klube elitare nga Kosova që e shohin me shumë interes afrimin e Bojkut në ekipet e tyre.
Fjala është për ekipe të kreut të futbollit kosovar, por edhe ofertat që vijnë nga Shqipëria dhe gjithsesi nga elita e futbollit vendor. Duket që me një situatë në prag të largimit nga Shkëndija, strugani është në “brenga të ëmbla” në lidhje me të ardhmen sepse realisht ka shumë opsione për vazhdimin e karrierës.