Pas një muaji agjërim, sakrificë dhe përkushtim ndaj të madhit Zot, e përcjellim muajin e bekuar të Ramazanit, duke lutur Zotin për pranimin e agjërimit dhe lutjeve tona.
Në prag të festës së Fitër Bajramit, më lejoni që në emrin tim personal dhe të Lëvizjes BESA, t’ju uroj gjithë besimtarëve musliman këtë festë të madhe.
Qoftë kjo festë arsyeja e afërimit me njerzit dhe rritja e harmonisë familjare, duke ngadhënjyer, paqja, mirësia dhe solidariteti.