Edhe një mrekulli: Lucas Moura e trondit Ajaxin, e dërgon Tottenhamin në finalen angleze në Champions

0
17
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Lucas Moura me tri gola, përfshirë një të vonshëm, e ka bërë mrekullinë duke e dërguar Tottenham Hotspurin në finale për herë të parë pas plot 57 vjetëve, pas triumfit ndaj Ajaxit në gjysmëfinale falë golave si mysafir, duke e vendosur një finale angleze me Liverpoolin më 1 qershor në Madrid.

Moura shënoi në sekondat e fundit të takimit duke i ndihmuar Tottenhamit të fitojë 3:2 në ndeshjen e kthimit të martën në Amsterdam, dhe të kalojë në finale pas rezultatit të përgjithshëm 3:3, pasi Ajaxi kishte fituar 1:0 në ndeshjen e parë në Tottenham Hotspur Stadium, raporton Gazeta Express.