Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniA1on: Fitoren e Pendarovskit e siguruan votat e Blerim Rekës (tabela)

A1on: Fitoren e Pendarovskit e siguruan votat e Blerim Rekës (tabela)

Fitoren bindëse kandidatit të LSDM-së ia kanë siguruar votat e ardhura nga komunate banuara  me popullsi dominante shqiptare, tregoi  analiza e kryer nga A1on.mk

Analiza tregon se votat e kandidatit Blerim Reka në pjesën më të madhe  kanë shkuar në llogarinë e  e Stevo Pendarovskit.

Nëse mblidhen votat e Blerim rekës dhe të Pendarovskit që grumbulluan në rrethin e parë, përafërsisht i bie që vijmë  te votat që ka tubuar Pendarovski në rrethin e dytë, që më së miri mund të shihet nga tabela e mëposhtme:

“A1on” ka analizuar komunat ku Pendarovski ka avantazhin më të madh mbi kundërkandidaten Gordana Siljanovska Davkova. Në listë janë Çairi, Tetova, Gostivari, Saraji, Likova, Bogovina, Studeniçani, Vrapçishti, Zhelina, Dibra, Haraçina, Dollneni dhe Bërvenica.
Me përqindje, Pendarovski ka shënuar fitoren më të madhe në Zhelinë, respektivisht ai ka fituar mbi 96 % të votave kundrejt 1.42 % për Siljanovskën, më pas vijojnë Bogovina dhe Likova ku Pendarovski fitoi mbi 95 për qind të votave kundrejt 0.64 për qind për Siljanovskën, Haraçina me 93.84 për qind të votave, Studeniçani me 91 për qind, Saraji 90 për qind, Vrapçishti me 89 për qind dhe Dibra me 80 për qind.

Të gjitha këto janë komuna me popullsi dominante shqiptare, me çka në fakt u konfirmua teza që lindi nga raundi i parë i zgjedhjeve, se votuesit shqiptarë e luajtën rolin kyç në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe e zgjodhën fituesin.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!