Para namazit të parë të terapive për këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, 19 vjeçarja Elena Berisha ka vendosur të konvertohet nga katolike në myslimane.
19 vjeçarja këtë vendosi ta bëjë në Xhaminë e Madhe të qytetit të Ferizajt, transmeton Indeksonline.
Në bazë të ceremonisë islame, Elena ka shqiptuar dëshminë (shahadetin), duke e mbajtur në duar librin e shenjtë ‘Kur’anin’.
Imami i kësaj xhamie, Mustafë Ahmeti ka uruar Elenën pas konvertimit, duke thënë se lut Zotin që këso raste të ketë çdo ditë në Xhami.
“Lus Zotin fuqiplotë që këso raste të kemi çdo ditë në xhaminë tonë. Poashtu për Elenën lusim Zotin që t’ia forcojë besimin, shëndetin dhe ta begatojë me çdo të mirë në këtë botë dhe në botën tjetër”, ka thënë ai.