Nesër fillon muaji i Shenjtë i Ramazanit! Zoti ua pranoftë agjërimin!

0
27

Muaji i shenjtë për myslimanët, Ramazani do të fillojë nesër, ditën e hënë,6 maj!

Ramazani është muaji më i shenjtë për besimtarët myslimanë. Është muaji i nëntë të vitit në kalendarin hënor mysliman, në të cilin, sipas traditës islame, Profeti Muhamed mori shpalljen e Kuranit “si udhërrëfyes për njerëzit me drejtësi dhe shpëtim”

Në muajin e Ramazanit besimtarët myslimanë janë të obliguar të agjërojnë nga lindja deri në perëndim të diellit. Agjërimi përfshinë privimin nga disa prej nevojave kyçe fiziologjike, siç janë: ushqimi, pirja, marrëdhëniet seksuale, etj.