Një flamur i madh i Republikës së Shqipërisë sot u vendos në anën lindore të Kalasë së Samuilit në Ohër në të cilën ndodhet flamuri nacional i Maqedonisë së Veriut.
Rastin e kanë vërejtur qytetarët të cilët jetojnë në atë pjesë të qytetit, ndërsa fotografitë e bëra tregojnë katër persona të cilët e vendosin flamurin në kala. Në rrjetet sociale doli edhe një fotografi në të cilën shihet se si një person me veshje tradicionale shqiptare valon një flamur në kullën e kalasë, transmeton MIA.
Për rastin është njoftuar policia e cila dërgoi një ekip në vendin e ngjarjes për shkak të përcaktimit të rrethanave lidhur me ngjarjen.
Siç deklaroi Stefan Dimoski, zëdhënës i SPB Ohër, flamuri shqiptar është larguar nga kalaja, ndërsa policia është duke ndërmarrë aktivitete për zbardhjen e ngjarjes.