Është raportuar se një i ri nga Kosova, me inicialet A.Z. ka hu.mbur jetën në vendin e punës në Zvicër gjatë ditës së djeshme.
Lajmin e kanë bërë të ditur përmes rrjeteve sociale familjarët.“Familjar, miq, shokë dhe dashamirë, ju njoftoj se sot pas një aksidenti tragjik në vendin e punës në Zvicër, ndërroi jetë djali i hallës, A.Z, për detaje të varrimit do t’ju njoftojmë me kohë. U prehsh në paqe”, kanë njoftuar ata.
Policia e Solothurn-it ka njoftuar se gjatë ditës së shtunë, rreth orës 12, ka ndodhur një aksident në punë, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar, përcjell albinfo ch.
Shkaqet ende nuk dihen dhe policia ka nisur hetimet. Në njoftim nuk është cekur shtetësia e tyre, dhe nuk dihet saktë nëse kanë raportuar për rastin e kosovarit A.Z.