Policia në qytetin Pogradec të Shqipërisë e arrestoi një burrë 47-vjeçar pasi ka rrëmbyer një shtetas të Maqedonisë së Veriut për shkak të borxhit.
Sipas kumtesës së policisë, pjesëtarët e Sektorit për krim në kuadër të stacionit policor në Pogradec, 47 është arrestuar për shkak të ekzistimit të dyshimeve se e ka rrëmbyer shtetasin e Maqedonisë së Veriut.
Shtetasi i Maqedonisë është rrëmbyer për shkak të një borxhi financiar të cilin e kishte pasur ndaj mikut të 47 vjeçarit i cili ka garantuar se “do ta kryej punën”.
Rasti është dorëzuar në procedurë të mëtejme në Prokurorinë për vepra të rënda penale në Tiranë.
Nuk bëhet e ditur se prej nga është shtetasi i Maqedonisë dhe se çfarë shume parash ka pasur borxh.