Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniDel sondazhi i fundit, ja kush do ti fitojë zgjedhjet

Del sondazhi i fundit, ja kush do ti fitojë zgjedhjet

Sondazhi i fundit, në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale tregonë epërsi më të lartë të kandidatit të LSDM-së Stevo Pendarovskit kundrejtë kandidates së VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska. Nëse para raundit të parë dallimi ishte jo aq i madh, anketa e agjencisë “Market Vision” që ka publikuar mkd.mk, këtë herë tregon se 7 % është dallimi në favor të Pendarovskit.

Hulumtimi në fjalë tregon se më shumë anketues (22%) janë deklaruar se në rrethin e dytë të zgjedhjeve do të votojnë për Stevo Pendarovskin, kundrejt 15.9% të cilët janë deklaruar se votën e tyre do ta japin për Gordana Siljanovska-Davkova të VMRO-DPMNE-së.

Por pothuajse gjysma (47.7%) nga të anketuarit refuzojnë të tregojnë se për cilin kandidat do të votojnë, përderisa 14.3% u deklaruan se nuk do të dalin të votojnë. Kjo do të thotë se përmbushja e censusit të paraparën për raundin e dytë prej 40% mbetet e pasigurt.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments