Menduh Thaçi: Në Studeniçan PDSH-ja e mundi Rekën 2 me 1 (VIDEO)

0
14

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi thotë se kandidati i LSDM-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski ka marrë vota në komunat shqiptare dhe se sipas tij, fitorja më e thellë është regjistruar në komunën e Studeniçanit që udhëhiqet nga PDSH-ja.

“E vetmja komuna shqiptare ku ka fituar kandidati i Qeverisë është Studeniçani, ku kandidati Pendarovski ka fituar 2 me 1 përballë kandidatit të pavarur Blerim Reka. Me këtë është dhënë një efekt pozitiv. Ndërsa në komunat e tjera ka pasur rezultat tjetër.”, theksoi Thaçi. Sipas tij, kandidati Pendarovski ka fituar mbi 35 mijë vota nga shqiptarët.