Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniStevo Pendarovski: Vota për numrin 3 është garanci se nuk do të...

Stevo Pendarovski: Vota për numrin 3 është garanci se nuk do të kthehet regjimi i Nikolla Gruevskit

Kandidati për president i LSDM-së dhe koalicionit Stevo Pendarovski sonte në Veles theksoi se qytetarët duhet të votojnë për numrin tre, pasi kjo është garanci se regjimi i Gruevskit nuk do të kthehet, se do të mbështetet opsioni politik i cili e çon Maqedoninë e Veriut në Bashkimin Evropian dhe NATO, dhe se në këtë mënyrë vendi do të bëhet me president nga i cili nuk do të turpërohet.

“Po bëhen saktë tri vjet që kur filloi “Revolucioni i larmë”, kaluam me kilometra të irrituar nga vendimi i atëhershëm i Ivanovit të amnistojë pesëdhjetë “super kriminelë” nga regjimi i atëhershëm i familjes. Dëgjova se ekziston nismë prej “revolucionarëve të larmë” dikur, të cilët e bënë rrëzimin e regjimit, së bashku me të gjithë ne, dy kundërkandidatët të raundit të dytë të ballafaqohemi me këta njerëz që ata të na tregojnë se cilat janë kritikat e tyre për te vitet e kaluara, pasi një pjesë e tyre janë të dëshpëruar, çfarë mund të bëjmë që të zotohemi para tyre, ky shtet përfundimisht të bindet sipas parimit kyç të revolucionit të larmë – “pa drejtësi nuk ka qetësi”. E pranoj këtë ftesë në kohën dhe vendin të cilin ata do ta përcaktojnë dhe jam i gatshëm t’u përgjigjem të gjitha kërkesave të tyre”, theksoi Pendarovski.

Theksoi se nëse opsioni tjetër e fiton shumicën e votave në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, kjo do të thotë kthim i Gruevskit dhe siç tha udhëheqjen e tij nga Shkupi.

“Për ata të cilët ngelën në shtëpi, unë i kuptoj shqetësimet e juaja, nëse më pyesni mua edhe unë nuk jam 100 për qind i kënaqur nga ajo që e kemi bërë në sferën socio-ekonomike, por besoni nuk mund të arrihej më shumë duke e pasur parasysh atë që e gjetëm nga më parë, shkatërrim prej shteti, të gjitha institucionet e partizuara dhe në gjunjë”, porositi Pendarovski.

Ai porositi të gjithë votuesit të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev tha se Pendarovski është simboli i drejtësisë dhe së drejtës dhe porositi se drejtësia dhe ligjet sot vlejnë në mënyrë të barabartë për të gjithë, se aktgjykime do të sillen për të gjithë që ka dëshmi dhe jo si më parë me porosi.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!