Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionDedikuar nënës: A thua dheu t’i ka shëruar dhimbjet?

Dedikuar nënës: A thua dheu t’i ka shëruar dhimbjet?

Shkruan: Elsa Hajradini

“M’thanë që jam rrit”. Kur I dëgjova këto fjalë trupi mu rrënqeth, mu ba me morica.

E dija…

Unë veprova ashtu qysh m’ke msu ti. Mu ba e fortë sa ai shkëmbi i atij mali, që mi ke tregu prrallat, ai shkëmbi që kurrë nuk thyhet.

Veprova ashtu qysh m’ke thanë ti: Hapat me i qitë me kujdes, me shiqu rrugën, se nuk e din çka ka pas një kthese.

M’ke thanë mos u ligshto, mbaje vetën të fortë, aq sa edhe qielli me hetu fortësinë tande, e as bora mos me ta ftoftë zemrën. Gjej forcën brenda saj, e krejt me dashtë me pas forcën tande.

M’ke msu që në mes të mjegullës, mos me u dorëzu, me vazhdu me ec deri te sheh një dritë.

M’ke thanë mos u ngut në këtë jetë. Në drrasë të kalbtë mos me shkel, se t’qalon kama për tan jetën, për një gabim të vogël që mundesh me ba, ec me hapa të vogël deri sa t’shkel në një vend, që lulon me çdo hap tandin.

M’ke msu që andrrat janë realitet i gjumit. Kur t’kam thanë që kam pa andërr që kemi qëndru me një vend t’magjishëm bashkë, m’ke thanë që me besu në ata që kam pa.

M’ke thanë që ki me gjet vetën brenda shumë këngëve. Por mos harro se kanga ma e mire t’jehon brenda zemrës.

Tash rrugës eci gjithmonë me vetëbesimi. Nuk jam ligështu, jam ba si ai shkëmbi i prrallave. Po mundohem të besoj në andrra, se sa herë të shoh ty lumturohna.

Kam kalu kohë me ty, përmes dy botave. Tash veç andrrat po na takojnë…

O Ma, m’thojshe që vec një puthje e jemja, t’i shëron dhimbjet e kësaj bote. Sa herë vi tek ti, ta puthi gurin e varrit, e e mbys veten tu thanë se a tu kanë shëru dhimbjet që i ke pas. E unë… po mundohem që afër dheut tand me i shëru dhimbjet e mungesës qe i kam ne shpirt.

“M’thanë që jam rrit”. Kur i dëgjova këto fjalë trupi mu rrënqeth, mu ba me morica.

E dija… Që koha e këshillave tua kishte mbaruar./ KultPlus.com

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!