Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMinistrja Caroska paralajmëron Ligj të ri, shtesa për mbi 60 mijë fëmijë...

Ministrja Caroska paralajmëron Ligj të ri, shtesa për mbi 60 mijë fëmijë dhe pensione pa asnjë ditë punë

“Shtesa fëmijërore për herë të parë në Maqedoni parashihet edhe për shfrytëzuesit e të ardhurave të sigurta por gjithashtu edhe të gjithë familjeve që kanë të ardhura nga paga minimale. Nëse sot kemi rreth 3 mijë fëmijë që marrin shtesa dhe nuk është i qartë kriteri se kush merr e kush nuk merr shtesa, ne do të sigurojmë shtesa për mbi 60 mijë fëmijë që do të thotë se me të vërtetë shtesa fëmijërore do të jetë një e drejtë universale e familjeve me të ardhura të dobëta, pra siç kërkon edhe Bashkimi evropian por edhe siç është angazhuar kjo Qeveri deri tani sepse çdo fëmijë për ne është i rëndësishëm”, tha Mila Carovska, Ministre për punë dhe politik sociale.

Ndërkaq shtesa e pleqërisë do t’i takojë çdo qytetari i cili plotëson kushtin e moshës dhe që nuk posedon pasuri nga e cila përfiton të ardhura, si objekt nën qira, tokë pjellore apo pasuri tjetër e cila i sjell të ardhura mujore. Pakoja Ligjore sociale në komisionin amë parlamentar kaloi me debat të ashpër. Pakënaqësi kishte edhe mes partnerëve të koalicionit, LSDM dhe BDI për disa nene të ligjeve, që pas disa takimeve u tejkaluan. Për shkak të fushatës zgjedhore, Kuvendi për këtë muaj nuk ka paraparë seanca të komisioneve.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!