Wednesday, April 23, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniZiadin Sela: Me 21 prill të mos e turpërojmë themelin dhe pragun...

Ziadin Sela: Me 21 prill të mos e turpërojmë themelin dhe pragun e shtëpisë tonë

Karvani i Prof. Blerim Rekës në shoqërim edhe të kryetarëve Sela e Kasami mbrëmë qëndroi në Komunën e Haraçinës. Me këtë rast fjalim përveç Kandidati për president prof. Blerim Rekës, fjalë rasti para Haraçinasve mbajti edhe Ziadin Sela i ASH-së dhe Bilall Kasami i Lëvizjes BESA.

Sela në fjalimin e tij theksoi se ai bashkë me Prof. Rekën si dhe votat e shqiptarëve janë të përcaktuar për të ndërtuar sistem të mirrëfilltë të qeverisjes.

“Ta fuqizojmë votën e shqiptarëve, që në mënyrë të mos varemi nga udhëheqësit politk qeveritar. Diskrimini duhet të merrë fund dhe Prof. Blerimi Reka do ta ndalojë këtë rrugëtim politik. Çdo veprim i Ali Ahmetit ka qenë i dëmshëm për shqiptarët. Reka, është këtu për të treguar se ne jemi shqiptarë, do të jetojmë dhe do të vdesim si shqiptarë. Apeloj, mos ti dëgjojmë partitë e tjera politike dhe ftesat e tyre për kandidimin e liderëve të tyre. Të mos e turpërojmë themelin dhe pragun e shtëpisë tonë dhe këtë ta dëshmojmë me 21 prill kur duhet ta votojmë Blerim Rekën”, tha Sela.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments