Aksidenti në autostradën zvicerane A1 në Oberbüren SG, ka shkaktuar një viktimë.
Një veturë ka goditur dy persona në korsinë e emergjencës. Mbrëmjen e së mërkurës, policia nga St. Gallen nga informuar se njëri nga dy të aksidentuarit ka ndërruar jetë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com. Viktima është nje shtetas 24-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, i cili në korsinë e emergjencës ishte ndalur për të ndihmuar dikë tjetër.
Mbetet ende e paqartë se si ka ardhur deri te aksidenti. Sipas njohurive fillestare, një person 50-vjeçar ka qenë i detyruar të ndalet në korsinë e emergjencës, për shkka të një problemi që kishte me një gomë të furgonit të tij.
Shtetasi nga Maqedonia e Veriut vetëm ka dashur të ndihmojë në riparimin e dëmit. “Më pas, që të dy u goditën nga një veturë tjetër në korsinë e emergjencës”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë, Gian Andrea Rezzoli. Se si është gjendja e 50-vjeçarit të lënduar, për momentin nuk ka të dhëna, përcjell Shtegu.com. Shkaktari i aksidentit, një tjetër 24-vjeçar, ka kaluar pa ndonjë lëndim.