Çifti i të fejuarëve Alen Kuçeviq nga Prijepolja (Bosnje) dhe Medina Bjelak nga Bordareva kanë humbur jetën në një aksident të tmerrshëm trafiku, pasi janë përplasur nga një automobil policor.
Ata kanë qenë të fejuar nga dhjetori i vitit të kaluar, kurse në gusht kanë planifikuar të bëjnë dasmë të madhe në vendlindjen e dhëndrit.
Ditën e ko.bshme, të dielën pasdite kanë shkuar të shikojnë një banesë, në të cilën kanë planifikuar të vendosen në Gjermani, kurse aksidenti ka ndodhur gjatë kthimit në shtëpi. Sipas policisë, në momentin e fatkeqësisë Aleni ka parakaluar një veturë. Ata dy kanë qenë vetëm në veturë, kurse në veturën e policisë kanë qenë tre policë gjermanë.
Tone të dhimbshme këtij rasti i jep edhe fakti që babai i Medinës ka kaluar aty në momentin e fatkeqësisë. Pa e ditur se çka ka ndodhur, ka qëndruar aty ca kohë në kolonë dhe ka shkuar në shtëpi përmes një rruge dytësore. Për fatkeqësinë ai është informuar nga policia disa orë më vonë.