Ministria e Punëve të Brendshme informoi se katër pasagjerët e aeroplanit, i cili dje fluturoi nga Ohri drejt Sofjes, ndërsa u rrëzua në afërsi të Majës Koka e Selanikut, kanë vdekur.
Në fatkeqësi jetën e humbën G.A.B. (1970), K.C.K.B. (1972), G.G.B. (2005) dhe B.G.B. (2000) të gjithë nga Republika e Bullgarisë.
Ministria e Punëve të Brendshme u shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave dhe të gjithë qazetarëve të Republikës së Bullgarisë. Shërbimet e MPB-së, Institutit për Mjekësi ligjore dhe Komitetit për hetimin e fatkeqësive ajrore dhe incidente serioze janë duke bërë ekspertizë nën udhëheqjen e prokurorit publik.