Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeSliderKjo është mënyra më e mirë si t’i lani xhinset

Kjo është mënyra më e mirë si t’i lani xhinset


Secili prej nesh ka mënyrën e vet në të cilën i lanë xhinset. Disa i lajnë në rrobalarëse, disa “me dorë”, mirëpo ka të tillë të cilët i çojnë në pastrim kimik

Pasi e dimë sa është e vështirë të gjenden një palë xhinse të përsosura, kjo është receta se si këtyre xhinseve të parapëlqyera t’ia zgjasni jetën!

Robert Schaefer, themelues dhe pronar i njërës prej fabrikave më të mëdha të cilat merren me prodhimin e xhinseve “Schaeffer’s Garment Hotel”, ka zbuluar truqe të vogla të cilat duhet t’i provojmë kur i lajmë xhinset!

1. Para larjes, xhinset ktheni mbrapsht dhe zgjidhni programin më të butë në rrobalarësen tuaj

Lani në ujë të nxehtë me sodë të butë për rroba, sipas mundësisë të lëngshme! Schaefer këshillon që ndaj xhinseve të sillemi si ndaj bebes – sapun i butë dhe ujë i nxehtë!

2. Rrini në afërsi të rrobalarëses në mënyrë që të ndërprisni centrifugën!

Centrifuga le të punojë vetëm një minutë, pastaj ndaleni programin dhe nxirrni xhinset. Centrifuga shpëlan ngjyrën dhe mund të ndodhë deformimi dhe shtrembërimi i tegelave.

3. Varni dhe lini të thahen, por jo në tërësi!

Xhinset duhet të jenë 90% të thara. Në atë moment ato do të tkurren dhe do të kthehen në formën e mëparshme. Është shumë me rëndësi që xhinset të mos i lani shpesh dhe assesi të mos i thani në makinë të tharjes së rrobave!

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!