Më 16.10.2026, në orën 17:00, në vendin e quajtur – Stanet e Podgorcit në zonën e fshatit Podgorc të Strugës, janë privuar nga liria E.A. (46) dhe R.A. (45), të dy nga fshati i njëjtë. Gjatë ndërmarrjes së masave të koordinuara, ekipe të nëpunësve policorë dhe të Policisë Pyjore i kanë kapur në flagrancë gjatë prerjes së paligjshme të 43 trungjeve të ahut për ngrohje, të cilat më pas i ngarkonin në automjetet e udhëtarëve të markave „Opel“, „Zastava“ dhe „Suzuki“, me qëllim transportimin e paligjshëm të tyre. Me udhëzim të prokurorit publik dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj të dy personave do të paraqitet kallëzim penal sipas nenit 226 të Kodit Penal „Shkatërrimi i pyjeve”, njoftojnë nga policia.














