Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAlsat: Strugë, gjendja e tregut është në gjendje të mjerueshme (VIDEO)

Alsat: Strugë, gjendja e tregut është në gjendje të mjerueshme (VIDEO)

Si ishte 40 vjet më parë, njëjtë është pothuajse edhe tani thonë struganët. Ky është imazhi i tregut të qytetit që u ndërtua në fillim të viteve 80 të shekullit të kaluar. Tregtarët ankohen se ka një shkuj të madhe dhe nuk është izoluar në mënyrë adekuate nga mjedisi i jashtëm. Ata thonë se kanë lënë shëndetin e tyre në tezga.

Këtu ka shkuj nga të gjitha anët, frynë dhe nuk rrihet në treg. Ne kërkojmë, ata thanë se do ta mbyllnin këtu, por nuk bënë asgjë. Asgjë nuk ka ndryshuar, ata thanë se do të ndryshojnë dhe është e njëjta përsëri. Kisha intervenim kirurgjik në sy shkaku i shkujit. Ftohti të hyn në eshtra “.- u shpreh një tregtar

Tregtarët ankohen se ata kanë gjithnjë e më pak qarkullim. Ata thonë se njerëzit kanë braktisur vendin, nuk ka kush të blejë. Për qira, paguajnë 50 euro një tezgë kompanisë publike komunale. Reagojnë edhe Qytetarët. Ata kërkojnë kushte më të mira tregtare.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale thotë se në fund të vitit të kaluar janë ndërmarrë aktivitete në pjesën e zhvendosjes së tezgave, riparimin e pjesëve të caktuara.

“Pjesën që premtuam periudhën e kaluar me ndihmën e donatorëve dhe autoriteteve të qytetit se ne do mund të riparonim mbylljen, për fat të keq nuk kemi aq shumë para. Diku vlerësimi sipas shërbimeve që bënë për atë projekt ishte 20,000 euro. Për fat të keq, nuk kemi aq fonde për këtë aktivitet. ” – tha Ivan Kleçkaroski – drejtor i NPK Strugë

Kleçkaroski thotë se për momentin nuk mendohet për zhvendosjen e tregut. Edhe pse është me interes publik për këtë projekt tani për tani nuk ka para, ndryshe nga Ohri, i cili së shpejti duhet të fitojë një treg të ri dhe modern të qytetit.

ALSAT M

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!