Në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, gjatë kontrollit të autobusit me targa të Zvicrës, që udhëtonte nga Gostivari në Bern të Zvicrës, te ulëset e pasme, u gjet një qese që përmbante rreth një kilogram drogë të paketuar.
Droga është marrë dhe pas ekspertizës së bërë, është konfirmuar se bëhet fjalë për heroinë me peshë prej 998.63 gramë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në stacionin policor Kumanovë janë arrestuar K.P. (41) dhe A.B (38), të dy nga Koliçani i Poshtëm të Shkupit për veprën penale “prodhimtari të palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike”.
Po merren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit.