Të gjithë e kemi pasur fiksimin e parë, dashurinë e parë dhe e kemi përjetuar për herë të parë thyerjen e zemrës.
Megjithatë, a keni menduar ndonjëherë se përse nuk ka ndonjë teori për dashurinë e dytë dhe thyerjen e dytë të zemrës?
Epo, për t’iu përgjigjur kësaj pyetje, një studim ka zbuluar arsyen se përse dashuria e dytë është shumë më e mirë sesa e para, transmeton Telegrafi.
Fuqia për t’u shëruar
Ka shumë njerëz që debatojnë mbi çështjen se dashuria e parë është e vërteta dhe se nuk mund ta përjetoni të njëjtën ndjenjë gjatë dashurisë së dytë. Por, njerëzit nuk e dinë se dashuria e parë e ka fuqinë t’jua shërojë zemrën krejtësisht dhe t’ju bëjë të bini në dashuri edhe më shumë.
Periudha pas ndarjes
Dashuria e dytë ju jep forcën t’i largoni të gjitha ndjenjat e këqija pas ndarjes së parë. Është dashuri e cila ju bën të lëvizni tutje në jetë.
Besimi
Pas ndarjes, njerëzit ndihen sikurse gjithmonë do të bëjnë diçka për çka do t’i bien pishman më vonë. Gjatë dashurisë së dytë, njerëzit janë shumë më të kujdesshëm sepse nuk duan të lëndohen prapë. Dhe, nëse filloni të keni besim më të madh, atëherë intensiteti mes jush dhe partnerit vetëm sa bëhet më interesant.
Kuptimi i ndërsjellë
Përvoja e bën një person më të fortë, andaj nëse keni pasur një zemër të thyer, gjatë dashurisë së dytë do të jeni më të kuptueshëm dhe më të kujdesshëm me njëri-tjetrin.
Më pak fjalosje
I keni mësuar gjërat nga dashuria e parë, ndërkaq në lidhjen e dytë e dini se çfarë nuk duhet të bëni, andaj edhe ka më pak fjalosje dhe lidhja është më e shëndetshme.