Monday, November 9, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniÇmimet e reja të karburanteve në Maqedoninë e Veriut pritet të shpallen...

Çmimet e reja të karburanteve në Maqedoninë e Veriut pritet të shpallen sot

Java e re sjell një tjetër përllogaritje të çmimeve të derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut. Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) pritet që sot të marrë vendim për çmimet më të larta me pakicë të karburanteve, pas së cilës do të bëhet e ditur nëse benzina dhe nafta nga mesnata do të shtrenjtohen, do të lirohen apo do të mbeten me çmimet aktuale.
Sipas vendimit të fundit të KRRE-së, i cili zbatohet nga 3 nëntori, çmimet aktuale janë:
EUROSUPER BS-95 – 93 denarë për litër
EUROSUPER BS-98 – 95 denarë për litër
EURODIESEL – 100 denarë për litër
Vaji ekstra i lehtë për amvisëri – 110 denarë për litër.

Ndërkohë, në bursat ndërkombëtare është shënuar rënie e çmimit të naftës. Sipas të dhënave nga tregtimi i sotëm, nafta e papërpunuar e Detit të Veriut, Brent, ka shënuar rënie prej 1.5 për qind, duke arritur në 96.91 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane WTI është liruar për 1 për qind, duke zbritur në 89.85 dollarë për fuçi.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!